Ismail Qemal Bej Vlora (Vlorë, 16 janar 1844 -Peruxhia, 24 janar 1919) ishte nëpunës iPerandorisë Osmane, veprimtar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë.
Jeta
Ismail Qemali lindi më 16 janar 1844 në Vlorënë një nga familjet e mëdha të Shqipërisë së Jugut, i biri i Mahmud bej Vlorës dhe Hedije hanëm Asllan-Pashali. Pas shtypjes së Kryengritjes kundër Tanzimatit (epopeja eHekalit, Gjolekës - 1847), Mahmud beu, si një ndër udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritje, u arrestua dhe bashkë me të vëllanë Selim pashën u burgosën në Manastir. Familja iu dërgua pas 15 ditëve në Selanik ku ndejtën për tre vjet. Rrugës për në Selanik i vdes e gjyshja. Në Selanik familja e tij gjeti mbështetjen e madhe të konsullit francez Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh kur kishte shërbyer me po atë detyrë nëJaninë. Gjatë qëndrimit në Selanik, Ismailit i vdes vëllai i vogël, Sulejmani, i cili u varros në oborrin e xhamisë Ortaj. Me shkollimin fillor nxuri turqishten.
Pas politikës së re të Portës së Lartë familja e Ismailit që ishte e vendosur në Selanik kthehet në Vlorë. Më 1852 lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja në Vlorë; ndërsa i ungji Selim pasha bashkë me një nga krerët,Çelo Picarin, detyrohen të qëndrojnë nëThesali.
Me vdekjen e të gjyshit nga e ëma në Janinë, Tahir bej Asllan-Pashali, i bashkohet s'ëmës për zinë dhe pak kohë më vonë regjistrohet në gjimnazin «Zosimea» në Janinë më 1855. Kushëriri i parë i të atit, Mustafa pasha ish në atë kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri pranë të kushuririt, Ismail pashë Tepelenës që ishte atëkohë Valí i Janinës. Në «Zosimea» Ismail Qemali ishte i vetmi nxënës musliman në atë kohë, kaloi aty greqishten e vjetër, latinishten; mori njohuri në matematikë e fizikë dhe privatisht arabisht e frëngjisht. Pasi i ati kthehet në Janinë me të shtypur revoltën e Epirit, i shpreh dëshirën e ungjmadhit, Ismail pashë Plasës dhe ministrit të Jashtëm Fuad pashës që i biri të shkonte në Stamboll. Sipas regjistrave të «Zosimeas», Ismail Qemali i dha provimet e vitit të fundit më 15 korrik 1859.
Në majin e 1860 ndërmerr udhëtimin që i zgjati dhjetë ditë nga Janina për në Stamboll. Banon në shtëpinë e Guiridli Mustafa pashës, i cili qe i afërt nga lisi i qumështit. Fuad pasha e punësoi në zyrën e përkthimeve të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që vazhdoi dhe studimet për drejtësi. Me një ndryshim të ambasadorit osman në Paris, emërohet atashè pranë ambasadës, por me t'u nisur misioni merr lajmin e vdekjes së të motrës që e shtrëngon të kthehet në Janinë dhe të qendrojë pranë familjes.
Aqif pasha, Guvernator i Përgjithshëm në vitin 1862 e mori ndihmës drejtor të çështjeve politike dhe bëjnë një tur deri kur në shtator në Athinë ndodh grushti i shtetit. Detyrohen për t'u kthyer në Janinë për të marrur masat e duhura që kërkonte kjo ngjarje. Pas Aqif pashës, do t'i shërbente Hysni pashës, Dervish pashës dhe Kaizerli Ahmed pashës deri më 1864. Sipas merakut të së ëmës martohet me një vejushë të re nga Konica, e cila vdiq pas lindjes së vajzës së tyre vitin e parë e jetës së tyre bashkëshortore. Pas disa rrethanash që e shtrënguan të jipte dorëheqjen, vajti në Larisa me ftesë të ungjit të tij Ismail Rahmi pashës, guvernator i përgjithshëm i Thesalisë, i cili e bëri shef të kabinetit të tij.
Mustafa Pasha ia paraqiti në at'kohë (1867) komisarit të lartë për reformat në Bullgari, Mid'hat Pashës. Kur u bë Mid'hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte në Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjesë në komisionin shtetëror për hartimin e kushtetutës turke, e cila u shpall më 1876. Më 1868 ishte kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë.
Kur ra Mid'hat Pasha dhe u burgos në Taif, kjo ngjarje la një përshtypje shumë dëmprurëse në karrierën e tij. Pas heqjes së kushtetutës nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit të Mid'hat Pashes me 1877, Ismail Qemali dërgohet si bashkëpunëtor i tij në internim në Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri në vitin 1899, u emërua përsëri disa herë. Megjithatë, sepse ish shumë i çmuar nga qarqet qeveritare, u emërua pas pak kohe Mytesarrif në Afjon Karahisar (Anadoll). Këtu qëndroi mjaft kohë e tregoi zotësi e shpirt përparimtar. U bë Mytesarrif i klasit I në Manisë, Izmid dhe më së fundi Vali në Kastamonu, dhe në Bejrut. Kudo që shkoi fitoi mirëdashjen e të krishterve dhe të pjesës përparimtare të popullit. Por në Stamboll (në qarqet e Pallatit) rëndonte mbi të mosbesimi edhe dyshimi, që rridhnin sigurisht nga kujtimi i marrëdhënieve të tija të ngushta me Mid'hat Pashën. Mbasi u pushua nga Valillëku i Bejrutit u emërua "Shuraj - devlet Azasi" në degën e Tanzimatit. Në Stamboll qeveria dhe pallati vëzhgonin çdo sjellje të tij. Ishte vazhdimisht nën vërejtjen e policisë së fshehtë. Më së fundi vëndosën ta dërgojnë Valí në Tarabullus, Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit një promemorje ku, pasi përshkruante gjendjen e rëndë të brendshme e të jashtme të Perandorisë, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin që zotëronte në aparatin shtetëror qëndror e lokal dhe mungesën e të drejtave njerëzore e politike për gjithë shtetasit, parashtronte programin e tij të reformave. Ai propozonte që të zbatoheshin me ngut reforma radikale, të cilat duhet të ishin të pergjithshme, t'u siguronin shtetasve të drejta në qeverisjen e vendit, lirinë e mendimit e të veprimit. Në promemorje kërkohej që të rivendosej e të vihej menjëherë në jetë kushtetuta e vitit 1876, së cilës duhej t'i bëheshin ndryshime e përmirësime që t'u përshtateshin gjendjes së Perandorisë Osmane në fundin e shek. XIX dhe lëvizjeve kombetare te popujve; këto ndryshime e përmirësime do të miratoheshin nga asambleja kushtetuese, që do të thirrej posaçërisht për këtë qëllim. Ismail Qemali mendonte që në vend të regjimit absolutist të sulltanëve osmanë të vendosej një monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me atë të disa vendeve të Evropes. Mehmed Said Pasha, ish-kryeministër i Turqisë, shkruante në kujtimet e tij (më 1912) se, bashkë me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e një kushtetute, të cilën ai (Said Pasha) e quante si më të përshtatshme për vendosjen e një regjimi parlamentar në Perandorinë Osmane. Miratimi i një kushtëtute të tillë do t'u hapte rrugën reformave decetralizuese, me zbatimin e të cilave pushteti lokal do të kalonte në duart e vendasve dhe të përfaqësuesve të të gjithë popujve të Perandorise.