Ismail Kadare Biografia....

Lindi me:28 janar 1936
Lindi në:Gjirokastër
Kombësia:Shqipëtar
Profesioni:Shkrimtar
Zhanri:Poet, Novelist, Romancier, Eseist
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare. Nga viti 2015, me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin "Kadare" për letërsi.

Biografia Redakto

”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhashhajni te per te ”.j[1][2]
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS [3]. Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.

Largimi në vitin 1990Redakto

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm


No comments:

Post a Comment