PIRRO I EPIRIT , fakte qe flasin vete

Një fragment nga shkrimet e Plutarkut (Jetat Paralele) që dëshmon se edhe Spartanët e flisnin të njëjtën gjuhë me Epirotët (Ilirishtën). Dallimi i vetëm ishte se ata e flisnin një dialekt tjetër.
Kleonimi (Cleonymus) ishte pasardhës i një familje mbretërore nga Peloponezi, mirëpo populli nuk e donin. Për atë arsye ai kërkoi ndihmë nga Pirro që ta pushton Peloponezin. Ja çfarë shkruan Plutarku rreth kësaj:
"E pruri Pirron në Spartë me një armatë që përbëhej nga 25.000 ushtarëkëmbësorë, 2000 kalorës, dhe 24 elefantë. Pregatitja e madhe që bëri Pirro dukshëm dëshmoi se ai nuk erdh në Spartë për të ndihmuar Kleonimin, por që ta merr të gjithë Peloponezin për vete, edhe pse këtë ia mohoi ambasadorëve Lacedaemonian që i erdhën në Megalopolis, duke i siguruar se erdhi që ti shpëtoj këto qytete nga skllavëria e praktikuar nga Antigoni, dhe duke deklaruar që do i dërgon djelmoshat e tij të rinj që të rritën në metoda Spartane, që të jenë më të edukuar se të gjithë mbretërit tjerë. Me këto mashtrime i zbaviti ata që erdhën ta takojnë


derisa marshonte, mirëpo sapo hyri në Lakoni (Laconia), ai filloi ta plaçkisë dhe shkatërron vendin, dhe kur ambasadorët u ankuan që ai e filloi luftën para se ata ta lajmërojnë: "E dijmë," tha ai, "shumë mirë, që as ju Spartanët, kur planifikoni ndonjë gjë, nuk flisni para kohe." Një që quhej Mandroklid (Mandroclidas), i pranishëm aty, i tha në DIALEKTIN e gjerë Spartan: " Nëse je Zot, nuk do na lëndosh, nuk jemi duke i bërë padrejtësi askuj; mirëpo nëse je njeri, mund të ketë tjerë që janë më të fortë se ti.""

No comments:

Post a Comment