TOKIO - Sa kohë keni që mbani këtë mandat ?
Kam kënaqësinë të jem ambasadori i parë i Shqipërisë në Japoni që nga momenti kur ndërmjet dy vendeve tona janë vendosur marrëdhëniet diplomatike (para 90 vitesh) dhe detyra ime ka filluar në prill të vitit 2009.Por historia e lidhjes sime me Japoninë fillon kur unë zgjodha të kryeja studimet e doktoraturës së dytë (të parën e kam kryer në Universitetin e Tiranës) në Universitetin e Tohokut, qyteti i Sendait në vitet 1995-1999. Kjo periudhë shërbeu për një lidhje të veçantë me Japoninë dhe pas kthimit tim në atdhe, me propozimin e Ambasadorit Hiromoto Seki, që në atë kohë mbulonte Shqipërinë si Ambasador jo rezident, mora detyrën e “Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Japonisë”. Këtë pozicion kam pasur në vitet 2000 – 2009, e cila ka qenë një detyrë honorifike, por që ndihmon mjaft për gjallërimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe që shkonte mjaft mirë me punësimin tim si pedagog në universitet, drejtor projekti me Bankën Botërore, këshilltar Ministri, etj.
Cilat janë momentet kryesore të mandatit tuaj ?
Jeta diplomatike në Tokio është tejet e vrullshme. Është vërtet vështirë të ndash momentet, por nëse do të veçoja disa prej tyre (që mbase përsëri do t`ju duken shumë për intervistë) në renditje kohore do të ishin: paraqitja e letrave kredenciale pranë Perandorit të Japonisë. Ky moment përveçse është unik për çdo ambasador, kishte të veçantën se isha ambasadori i parë i Shqipërisë dhe kjo përbënte një moment historik në zhvillimin e marrëdhënieve: hapja e faqes së ambasadës së Shqipërisë në internet, në nëntor 2009. Kjo faqe, në tre gjuhë shqip, japonisht dhe anglisht synon të japë informacionet e nevojshme për prezencën, aktivitetet dhe çdo gjë tjetër. Për komunitetin shqiptar është një faqe që merr informacion për problemet konsullore dhe të tjera, ndërsa për ndjekësit japonezë përpiqemi te japim sa më shumë informacion për Shqipërinë: vendosja e flamurit kombëtar në Koncertin e madh të Sumidës, çdo vit. Ky koncert organizohet me këngëtarë vullnetarë të muzikës klasike të ardhur nga e gjithë Japonia si dhe nga vende të ndryshme të botës. Vendmbajtja e koncertit është i mirënjohur për gjithë Japoninë dhe botën, pasi është salla ku zhvillohen ndeshjet e sportit tradicional japonez “Sumo”, ndërsa kori është mbreslënës pasi përbëhet me mbi 5,000 persona etj.
Çfarë duhet të dijë një shqiptar para se të vendosë të shkojë, për Japoninë ?
Besoj që për këtë do të vlente shprehja latine “Kur je në Romë, bëj si romakët”, shprehje që edhe vetë japonezëve iu pëlqen ta përsërisin sa herë vendosin të jetojnë jashtë shtetit. Por në kushtet e tanishme me informacionin e madh që ndodhet në internet apo transmetohet dhe vjen në mënyrë të natyrshme nga mediat, kur vendos të vizitosh një vend të huaj duhet minimalisht të pranosh ndryshimin, në stilin e jetesës, zakonet, rregullat e vendit etj. Dhe me “ndryshim” unë nuk kuptoj “më e mire” apo “më e keq”, “e ndryshme” do të thotë thjesht që nuk është “e njejtë”nga menyra jonë e jetesës. Nga eksperienca me bashkatdhetarët tanë kam vënë re që shumica e kuptojnë dhe zbatojnë shprehjen e mësiperme, madje janë përshtatur më së miri.
Sa është numri i komunitetit shqiptar në Japoni ?
Komuniteti shqiptar në Japoni ndahet në dy pjesë; në pjesën që janë me qëndrim afatgjatë (ndryshe, me leje qëndrime) dhe në ata që janë me qëndrim afatshkurtër (vizë e përkohshme). Komuniteti afatgjatë është afro 50-60 persona, ndërsa komuniteti tjetër është i ndryshueshëm, por pak a shumë 40 – 80 persona në vit. Në komunitetin e parë bëjnë pjesë shqiptarë që kanë mbaruar studimet universitare dhe pasuniversitare dhe janë punësuar në universitete ose kompani japoneze apo ndërkombëtare me vendqëndrim të përhershëm në Japoni. Është pjesë mjaft aktive dhe ambasada përpiqet të tërheqë mendimin e tyre vazhdimisht. Pjesa tjetër e këtij komuniteti janë persona që janë martuar me shtetas/shtetase japoneze dhe që mund ose jo të kenë arsimin e lartë dhe pasuniversitar por që janë integruar në jetën japoneze falë familjes që ata/ato kanë krijuar por edhe përpjekjes së tyre për tu integruar sa më mirë në standartin japonez.
Në çfarë niveli janë marëdhëniet e Shqiperisë dhe Japonisë ?
Në 18 Prill 1922 Japonia e njohu Shqipërinë si shtet sovran dhe të pavarur. Më 20 Qershor 1930 nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Tregtisë me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Më tej, në vitin 1938 Japonia emëron Konsullin e Nderit në Tiranë (shqiptar) ndërsa e mbulon me ambasador jo rezident nga Greqia/Athina dhe po në këtë vit Mbretëria Shqiptare emëron Konsullin e Nderit (japonez) në Japoni. Me luftën e dytë botërore konsullatat e nderit pushojnë së funksionuari dhe marrëdhëniet rivitalizohen në Mars të vitit 1981. Në vitin 2005 Shqipëria hap misionin e parë diplomatik në Tokio ndërsa në Prill 2009 misioni diplomatik shqiptar drejtohet në nivel ambasadori. Gjuha për të përshkruar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është standarte dhe nuk lejon shumë vend për vlerësime emocionale. Do të më lejoni ta kaloj këtë kufizim duke i cilësuar marrëdhëniet aktuale “të shkëlqyera” nga ana diplomatike ndërsa cilësimin “shumë miqësore” ta përdor për lidhjet në anën sociale dhe kulturore.
Cilat janë fushat kryesore të bashkëpunimit ?
Fushat kryesore të bashkëpunimit janë turizmi, infrastruktura, arsimi, shëndetsia, bujqësia, shfrytëzimi i mineraleve, ambjenti etj. Në këto fusha ka pasur projekte konkrete që kanë dhënë rezultate dhe kanë shërbyer si piknisje e projekteve më të mëdha ose që kanë përgatitur masterplane për bashkëpunim të qeverisë tonë dhe donatorëve për shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese dhe çeljen e prespektivave të reja.Nga këto do të veçoja tre projekte të finalizuara me sukses për shëndetsinë, grande dhe projekte për zhvillimin e prodhimit bujqësor, masterplanin për shfrytezimin minerar te vendburimeve tona, masterplani dhe më pas projektin për sistemimin e ujrave të zeza dhe të bardha të Tiranës (përfshin edhe lumin Lana), studime në fushën e ruajtjes së ambjentit; dhënia e bursave të studimit për studime pasuniversitare, kurse trajnimi afatshkurtra dhe afatgjata për administratën shtetërore në të gjitha fushat, e mbuluar nga JICA (Japan International Cooperation Agency) - Agjensia e Bashkëpunimit Teknik Japonez; kredi të buta në fushën e energjitikës, infrastrukturës etj. Të materializuara në zëra dhe vlerë do të kishim kredi të buta 18 bilion jen, grande 4 bilion jen dhe bashkëpunim teknik 1.6 bilion jen. Një nivel i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë me Japoninë është edhe ai në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe mbështetja për projekte për Kosovën dhe njohjen e saj.
Do ta zgjidhnit Japoninë për a) turizëm b) për të jetuar c) guzhinën ?
Është një pyetje interesante. Nuk mund ti veçoja por do të thoja që një zgjidhje llogjike e pyetjes do të ishte pika b. Dikush që zgjedh b ka zgjedhur në mënyrë automatike edhe a edhe c pasi b përmban brenda edhe turizmin edhe guzhinën. Mbase një mënyrë tjetër për t`iu pergjigjur gjatë pyetjes do të ishte përmes disa fakteve: - që raporti i turistëve të huaj me turistët japonezë që vizitojnë vendet e huaja është 1:2 dhe ka pësuar një rritje prej 26.3 % pas 2012, ndërsa raporti i turistëve japonezë që ndodhen në Japoni dhe vizitojnë vendin e tyre në paketa turistike është sa 13% e popullsisë së përgjithshme të saj. Dmth një vendasi do ti duheshin 10 vite për të parë vendet kryesore të turizmit në vendin e tij. Së paku statistikisht! - Brezi qendror i Japonisë dhe Shqipëria janë në të njejtat kushte klimaterike për shkak të lartësisë gjeografike. Jetëgjatësia tek ne është 77.77 vite ndërsa në Japoni 84.19 vite ndërsa indeksi i jetesës (dmth çmimet për konsumin dhe shërbimet) janë disa herë më të larta. Japonia dhe Shqipëria janë 70 % malore, gjuha është unike në të dy vendet tona ndërsa kodi moral “Besa” është pothuaj homologe me “Bushido”-n japoneze. - Guzhina japoneze vlerësohet ndër 5 guzhinat e rekomanduara. Ka mjaft avantazh me përdorimin e produkteve të detit dhe zarzavateve qeë në vetevete janë pa yndyrë dhe kalori, për më tepër me përmbajtje antikancerogjene. Por edhe guzhina jonë me përdorimin e vajit të ullirit, hudhrës dhe sallatrave të pasura me zarzavate (pjesë në klasifikim si guzhina mesdhetare) qëndron në këtë grup

No comments:
Post a Comment