Japonia

Japonia

Ky është një version i shqyrtuar i kësaj faqejeshow/hide details
日本国
(Nihon-koku/Nippon-koku)
Vendndodhja - Japonia
Të dhëna tabelare▲ fsheh
Qyteti më i madh
Sistemi
Monarki kushtetuese parlamentare
Perandor
Kryeministër
Sipërfaqja
  - ujore
377,835  km²  - ( 60 -ta )
 0.8  %  - (  -ta )
127,433,494 (2007 est.)  - (10 -ta)
 337 b. / km²  
HDI (2003 )
0.943 (11 ), Stampa:Lartë
Yen (JPY, ¥,  En)
UTC + 09:00
 OKB nga
+81

Japonia (japonisht: Nihon ose Nippon, zyrtarisht 日本国 Tondokument Nippon-koku ose Nihon-koku) është një shtet ishullor Azinë lindore. Ndodhet në Oqeanin paqësor, shtrihet në lindje të Detit të Japonisë, Republikës Popullore të Kinës, Koresë veriore, Koresë jugore dhe Rusisë, nga Deti Okhotsk në veri tek Deti i Kinës Lindore dhe Taivaninë jug. Shkronjat japoneze (kanji) që e përbëjnë Emrin e Japonisë nënkuptojnë "shteti i origjinës së diellit", që është arsyeja pse Japonisë shpesh identifikohet si "Toka e Lindjes së Diellit".
Japonia përbëhet prej më se 3,000 ishuj[1] që e bëjnë atë arkipelag. Ishujt më të mëdhenj janë Honshū,Hokkaidō, Kyūshū dhe Shikoku që së bashku përbëjnë 97% të sipërfaqes tokësore të Japonisë. Shumica e ishujve janë malorë dhe vullkanikë; për shembull, pika më e lartë e Japonisë, Mali Fuxhi, është vullkan. Japonia renditet e 10-ta në botë sipas numrit të popullsisë, me rreth 128 milion banorë. Zona Tokyo i Madh, e cila përfshin kryeqytetin de facto Tokyo dhe disa prefektura përreth, është zona më e madhe metropolitane në botë, me mbi 30 milion banorë.

Përmbajtja

  [fshih
·                                 1 Historia
o                                        1.1 Parahistoria
§                                                 1.1.1 Koha Paleolitike
§                                                 1.1.2 Periudha Jōmon
§                                                 1.1.3 Periudha Yayoi
o                                        1.2 Periudha Antike
o                                        1.3 Periudha e Feudalizmit
·                                 2 Hapja me botën.Shekulli XX.
·                                 3 Politika
·                                 4 Njësitë administrative
·                                 5 Gjeografia
·                                 6 Ekonomia
·                                 7 Demografia
·                                 8 Kultura
·                                 9 Lidhje të jashtme
·                                 10 Burime tëdhënash

Historia

Red right arrow.svg

Parahistoria

Koha paleolitike japoneze (japonisht 旧石器時代, kyū-sekki-jidai) mbulon një periudhë kohore rreth viteve 100,000 deri 30,000 para erës sonë, kur janë gjetur edhe veglat e para të hekurit, të cilat mendohet se datojnë diku rreth viteve 12,000 para erës sonë, në fund të Periudhës së Akullnajave dhe i përkasin fillimit të Periudhës Mesolitike (japonisht Jōmon). Një datë fillimi prej rreth 35,000 vjet Par.K. pranohet më gjerësisht[2]. ArkipelaguJaponez unda nga kontinenti pas periudhës së akullnajave, diku rreth 11,000 Par.K. . Pas zbulimit të një gënjeshtre për historinë paleolitike të Japonisë nga një kërkues amator, shumë vende ku janë gjetur mbetje të kësaj kohe kanë kaluar në hetim të hollësishëm.

Periudha Jōmon[redakto | redakto tekstin burimor]

Pikturë në mur nga shekulli i 8të
Periudha Jōmon-e apo Mesolithike zgjati prej vitit 14,000 par.K. deri më 300 par.K. . Shenjat e para të qytetërimit dhe modelet stabile të jetesës u paraqitën rreth 14,000 vjet par.K me kulturën Jōmon. Thurja ishte ende e panjohur dhe rrobat bëheshin me lëkurë kafshe. Populli Jōmon filloi të krijonte enë prej dheut, duke i dekoruar ato me modele të bëra nga balta e lagët, copat e drurit etj. duke formuar korda (Jōmon do të thotë "modele të kordave").
Disa nga shembujt më të vjetër të qeramikës në botë mund të gjinden në Japoni, duke u bazuar nga përcaktimi i vjetërsisë me anë të Karbonit, së bashku me thika, krehër të bërë nga gëzhoja etj. dhe sende të tjera që datojnë nga Mileniumi i 11të par.K.[3].Megjithëse data specifike nuk dihet saktësisht. Figura të baltës gjithashtu ishin gërmuar. Këto sende shtëpiake sugjerojnë se ka pasur rrugë tregtie me vendet aq larg sa Okinawa. Analiza ta ADNsë sugjerojnë se populli Ainu, një popull vendas që ka jetuar nëHokkaidō dhe në pjesën veriore të Honshū janë pasardhës të Jōmon-ëve dhe ksi rezultat janë pasardhësit e popullit të parë nëJaponi.

Periudha Yayoi[redakto | redakto tekstin burimor]

Periudha Yayoi (japonisht 弥生時代 ) zgjati prej rreth 400 ose 300 vjet par.K. deri 250 vjet pas.K.. Emrin e ka marrë nga qyteza Yayoi, një vend në Tokyo ku hetimet arkeologjike zbuluan gjurmët e para të kësaj periudhe.
Fillimi i periudhës Yayoi shënoi influksin e praktikave të reja si thurja, kultivimi i orizit, produkte të hekurit dhe bronzit të sjellura ngaKorea ose China. [4] Për shembull disa kërkime shkencore tregojnë se kultivimi i Orizit të lagur nisi diku rreth 8000 vjet par.K në Delt%n e Lumit Yangtze dhe u përhap nëpër japoni rreth 1000 vjet par.K.[5].
Japonia së pari u paraqit në burime të shkruara 57 vjet pas.K. me këto shënime në librin Kinez Hani i Mëvonshëm: Matanë oqeanit nga Luoyang janë populli i quajtur Wa. Të përbërë nga më shumë se njëqin klane, ata vijnë herë pas here the japin haraçin. Libri Wei i shkruar në shekullin e 3të veçon se vendi ishte bashkim i rreth 30 klaneve ose shteteve të vogla dhe sundohej nga një mbretëreshë shamane e quajtur Himiko nga Yamataikoku.

Periudha Antike[redakto | redakto tekstin burimor]

Yamato quhej forca kryesore në Japoni nga mesjeta deri në vitin 710. Periudha Kofun (shekulli i 3të – shekulli i 6të), karakterizohet si një periudhë kur janë krijuar shumë statuja të njohura si tumuli e që kishin formën e vrimës së çelësit. Në fillim të periudhës Asuka (nga shekulli i 6të – 710), kryeqyteti u zhvendos në Asuka, pjesa më jugore e Nara Basin. Dallimi kryesor midis periudhës Yayoi dhe Kofun-Asuka është zhvillimi nga një kulturë fshatare dhe agrokulturore tek një kulturë më ushtarake nga Kinanëpërmes Koreas. Kjo u zëvendësua nga Dinastia Tang dhe ndikimi kinez gjatë periudhës Nara e cila prezantoi qeverisje të cantralizuar dhe imperiale, zhvillime në fe në vend të ushtrisë gjatë periudhës Kofun-Asuka.[6][7]

Periudha e Feudalizmit[redakto | redakto tekstin burimor]

Feudalizmi, ashtu si në shumë vende të tjera të globit, u zhvillua edhe në Japoni. Në njohje të parë, Japonia është një varg ishujsh në Oqeanin Paqësorë. Jeta feudale nëJaponi mori nuanca të ndryshme nga ato të bashkësive evropiane dhe shumë shpesh, për shkak të largësisë së saj me Shqipërinë, ajo trajtohet në mënyrë shumë të vakët në librat shkollorë ose jashtë shkollorë shqipëtarë. Për të pasur një imazh të qartë të feudalizmit në këtë vend, duhet parë fillimi dhe organizimi shoqëror në kohën para feudale. Si burim më i mirë mund të përdoren pjesë nga novelat japoneze si edhe copëzat të shkruara në atë periudhë kohe.
Marko Polo shkruan në librin e tij, “Përshkrimi i Botës” për disa njerëz mbresëlënës që jetonin në lindje të Kinës. Pa dyshim që ai e kishte fjalën për popullsinë japoneze që jetonte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, në një varg ishujsh në Japoni. Është e pamundur të kuptosh historinë e një populli pa ditur origjinën e tyre më parë. Në këto ishuj, në fillim jetonin një popullsi e quajtur Ainu, të cilët zakonisht ishin peshkatarë dhe gjuetarë. Peshkimi kushtëzohej nga rrethimi i ishujve me oqeanin dhe ishte një mjet i mirë fitimi (në aspektin ushqimor). Më pas, njerëzit që erdhën nga territoret e brendshme, sollën me vete kulturën e orizit. Filloi kështu punimi i tokës duke formuar fshatrat, por zejtaria dhe punimet e bronzit nuk mbetën pas. Më vonë, japonezët do të influencoheshin nga idetë kineze, ku mund të përmendet shkrimi hilografik (Katakana dhe Hiragana, që kanë në thelb mënyrën e shkrimit kinez), megjithatë japonezët ruajtën traditat e tyre dhe zakonet tradicionale për shkak të izolimit të tyre në atë tokë vullkanike mbi Paqësor.
Si një vend në pjesën veriore të brigjeve të Azisë, Japonia përbëhet nga katër ishuj të mëdhenj, Hokaido, Kjushu, Sikoku dhe Honshu. Edhe pse tokat në këtë vend janë përgjithësisht pjellore, relievi i pasur malor lë vend shumë pak për fushat e mbjellshme. Rreth 20 përqind e tokave mund të përdoren për bujqësi. Në mënyrë për të fituar më shumë toka pjellore, u donte formimi i bregoreve në kodra. Dhe si gjithmonë, në çdo vend, mungesa e tokave do të sillte luftëra të shumta në vazhdim.
Për të theksuar është se feudalizmi në Japoni, lindi pak më parë se në Evropë dhe përfundoi shumë më vonë.

Hapja me botën.Shekulli XX

Politika

Japonia është monarki kushtetuese ku fuqia e Perandorit është shumë e kufizuar. Si figurë ceremoniale, kushtetuta e favorizon si "Simbol i Shtetit dhe Unitet i Popullit". Pushteti qëndron në duart e kryeministrit dhe anëtarëve të Diet-ës Kombëtare, përderisa sovraniteti i takon popullit. Perandori luan rolin e kreut të shtetit në çështjet diplomatike. Akihito është Perandori aktual i Japonisë. Naruhito si Princi i Kurorëzuar i Japonisë qëndron si pasuesi i kurorës Perandorake.
Organi legjistlativ i Japonisë është Diet-a Kombëtare, Parlament me dy dhoma. Diet-a përmban: Dhoma e Përfaqësuesve, me 480 vende, të zgjedhur me votën e popullit çdo 4 (katër) vjet ose vota mund të ndërrojë çdo gjë, dhe Dhoma e Këshilltarëve që ka 242 vende, ku mandati zgjat 6 (gjashtë) vjet. Në Japoni ekziston e drejta e votës përmbi moshën 20 vjeçe me fletë të fshehta votimi. Programi liberal konservativ i Partisë Liberale Demokratike të Japonisë ka bërë qe kjo parti të jetë në pushtet që nga viti 1995, përveç një koalicioni shumë të shkurtër qeveritar i formuar nga partitë opozitare në vitin 1993. Partia më e madhe opozitare në Japoni është Partia Demokratike Social-Liberale e Japonisë.
Kryeministri është kreu i Qeverisë, i ardhur në pushtet me aprovimin e Perandorit të Japonisë pas diskutimeve ne Diet-ën Kombëtare dhe nevojitet edhe miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve që kryeministri të marrë pozitën. Kryeministri është kreu i Kabinetit dhe ka rol vendim-marrës në të gjitha ministritë. Yukio Hatoyama është kryeministri aktual i Japonisë, nga Partia Demokratike e Japonisë.

Njësitë administrative]


Japonia përbëhet nga dyzet e shtatë prefektura, secila drejtohet nga një guvernator i zgjedhur, legjislativi dhe zyrtarët administrativë. Çdo prefekturë është e ndarë më tej në qytete, qyteza dhe fshatra. Vendi është aktualisht duke kaluar nëpër riorganizimin administrativ duke bashkuar shumë prej qyteteve, qytezave dhe fshatrave me njëri-tjetrin. Ky proces do të zvogëlojë numrin e nën-prefekturave dhe pritet të ulë shpenzimet administrative.
Rajonet dhe prefekturat e Japonisë
Sipas ligjit aktual të Autonomisë Vendore, secila prefekturë është e ndarë më tej në qytete ( shi) dhe distrikte ( gun) dhe secili distrikt në qyteza ( cho/machi) dhe fshatra ( son/mura). Për shembull, Hokkaido ka 14 nënprefektura të cilat veprojnë si degë ( shichō) të prefekturës. Disa prefektura të tjera gjithashtu kanë degë, të cilat kryejnë funksione administrative prefekturale jashtë kryeqytetit. Tokio, kryeqyteti, është qytet-prefekturë. Ai ka karakteristikat e qytetit dhe prefekturës.

Qyteti i Tokios, tani Tokio Citi ndahet në 23 njësi speciale të barabarta dhe funksionojnë si qytete.
Në Japoni është bërë dukuri e zakonshme grupimi i qyteteve, vendbanimeve dhe fshatrave në bashkësi të përbashkëta. Ky proces e zvoglonë numrin e nën prefekturave (II) administrative dhe mendohet se zvogëlohen shpenzimet.
Japonia dhjetëra qytete të rëndësishme që luajnë rolë të rëndësishëm në kulturën, traditën dhe ekonominë japoneze Më poshtë është paraqitur një listë me qytete më të rëndësishme që njëherit janë edhe qendra të prefekturave.


Qyteti
njësi
1
12,790,000
2
3,654,427
3
2,635,420
4
2,223,148
5
1,888,953
6
1,528,687
7
1,472,511
8
1,414,417
9
1,342,262
10
1,182,744
a 23 komuna. Po ashtu edhe kryeqytet i Japonisë.
bQytet qendër e guvernatorit.
Në Japoni janë tetë rajone të cilët nuk janë njësi zyrtare administrative, por janë përdorur tradicionalisht në kuptime të ndryshme. P.sh. tekstet mësimore dhe hartat e Japonisë e ndajnë atë në tetë rajone, moti jepet sipas rajoneve dhe shumë biznese e përdorin rajonin e tyre si pjesë të emrit të tyre (Hekurudha Kinki Nippon, Banka Chugoku, Universiteti Tohoku).

Gjeografia[

Mali Fuxhi me pemë qershie dhe një shinkansen — të trija janë simbole për Japoninë.
Japonia është një shtet i përbërë prej mbi tre mijë ishuj, të cilët shtrihen përgjatë bregdetit të Oqeanit Paqësor  Azisë. Ishujt kryesorë, nga veriu në jug, janë Hokkaidō (Hokaido),Honshū (ishulli kryesor), Shikoku dhe Kyūshū (Kjushu). Ishujt Ryukyu, përfshirë Okinawa, janë një zinxhir ishujsh në jug të Kyushū. Së bashku ato shpesh njihen si Arkipelagu Japonez.
Rreth 70% deri 80% e vendit është e mbuluar me pyje, male,[9][10] dhe është e papërshtatshme për përdorim agrikulturor, industrial, ose rezidencial. Kjo për shkak të relievit kryesisht të pjerrët, klimës dhe rrezikut të rrëshirave që shkaktohen nga tërmetet, tokës së butë dhe shiut të ashpër. Kjo ka shkaktuar një dendësi të madhe në zonat e banueshme që janë kryesisht zonat bregdetare. Japonia është një nga më dendësisht të banuara në botë.[11]
Vendndodhja e saj në Unazën Pacifike të Zjarrit, në takim të tri pllakave tektonike, i jep Japonisë dridhje të intensitetit të ulët të herpasharshme dhe aktivitet vullkanink relativisht të shpeshtë. Tërmete shkatërruese që shpesh rezultojnë me cunami, rastisen disa herë çdo shekull.[12] Tërmetet kryesore të fundit janë Tërmeti 2004 Chūetsu dhe Tërmeti i madh i Hanshin më 1995. Burimet e ngrohta janë të shpeshta dhe janë zhvilluar si pushimore.[13]
Klima e Japonisë është kryesisht e qëndrueshme, por dallon majft nga veriu në jug.[14]
Faktorët gjeografikë të Japonisë e ndajnë atë në gjatë zona klimatike:
·                    Hokkaidō: Zona më veriore ka klimë të qëndrueshme me dimra të gjatë dhe të ftohtë dhe vera të freskëta.
·                    Deti i Japonisë: Në bregdetin perëndimor të Honshū, era veriperëndimore gjatë dimrit sjell rreshje të mëdha dëbore. Gjatë verës, ky regjion është më i freskët se zona Pacifike, megjithëse nganjëherë përjeton temperatura tejet të larta, për shkak të fenomenit të njohur si era foehn.
·                    Rrafshnalta Qendrore: Një klimë tipike kontinentale, me dallime të mëdha klimatike mes verës dhe dimrit, dhe mes ditës e natës.
·                    Deti i Brendshëm Seto: Malet e regjioneve Chūgoku dhe Shikoku e mbrojnë regjionin nga erërat sezonale, duke sjellë klimë të butë gjatë vitit.
·                    Oqeani Paqësor: Bregdeti lindor përjeton dimra të ftohtë me pak dëborë dhe vera të nxehta dhe të lagështa për shkak të erës juglindore sezonale.
·                    Ishujt Ryukyu: Ishujt Ryukyu kanë klimë subtropikale, me dimra të ngrohtë dhe vera të nxehta.
Temperatura më e lartë e shënuar ndonjëhrë në Japoni është — 40.9 gradë Celzius — më 16 Gusht, 2007.[15]

Ekonomia

Japonia është ndër vendet më të zhvilluara të botës. Për numrin e ndërmarrjeve industriale e prodhimin, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve, ajo zë vendin e parë në Azi dhe të dytin në botë, pas ShBA. Në disa degë të vecanta, si në ndërtimin e anijeve, të automobilave, makinave automate, etj. ajo qëndron në vendin e parë në botë.kjo ishte veqoria karkteristike e japonis ekonomike

Demografia

Japonia ka një popullsi prej 127 433 494 banorë. Shtimi natyror është i ulët. Dendësia mesatare e popullsisë është 337 banorë\km². Shpërndarja e saj është e pabarabartë. Pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar kryesisht në ultesira, fushëgropa, rrafshina aluvionale dhe gjatë bregdetit. Popullsia në Japoni është homogjene. Gjuha zyrtare është japonishtja. Popullsia është e besimit shinto, budist dhe kristianë. Në Japoni jetojnë edhe 2 milionë banorë të huaj, si: koreanë, kinezë, brazilianë, filipinas, amerikanë, tajlandezë, etj. Rreth 79% e popullsisë është përqendruar në qytete. Kryeqyteti i vendit është Tokio, i cili është një ndër qytetet më të mëdha në botë. Qytete të tjera të mëdha janë: Osaka, Kobe, Nagoi dhe Jakohama e


No comments:

Post a Comment