Është lehtë të blesh Bitcoin. Mund të blesh gjëra me këtë monedhë nga interneti dhe në disa dyqane. Por, kini kujdes: Vlera e saj luhatet shumë, duke e bërë një investim të rrezikshëm.
Si të blini Bitcoin nga telefoni juaj?
Keni parë gjithë ato lajme për bitcoin-in dhe monedhat e tjera digjitale, të cilave po u rritet vlera. Mbase edhe dëshironi të hyni në lojë. Por si mund të filloni?
Por, para se të filloni, duhet ta dini se bitcoin-i nuk është pranuar si monedhë e rregullt në botë.
Të jetosh vetëm nga kjo monedhë nuk është e lehtë, siç ka provuar një gazetare e televizionit amerikan CNBC. Kjo pasi bitcoin-in mund ta përdorni online në disa dyqane, por për pjesën më të madhe është më mirë dhe më lehtë të paguash me para në dorë apo kartë krediti/debiti.
Duhet gjithashtu ta dini se bitcoin-i është më shumë një investim teorik me rrezik se sa një monedhë e vërtetë dhe vlera e tij mund të luhatet me të madhe, shkruan CNBC.
Edhe pse trendi i përgjithshëm është ngritur këta muajt e fundit, rëniet e vlerës së valutës nuk janë të pazakonta, si rasti i para disa ditëve kur vlera e bitcoinit ra për 20%.
Nëse jeni ende të interesuar mund të filloni:
1. Shkarkoni aplikacionin “Coinbase”
2. Krijoni një llogari Coinbase
3. Shtoni një llogari për pagesë
Klikoni butonin “buy” (blej) në fund të ekranit dhe shtoni një llogari për pagesë. Kartelat e kreditit dhe debitit lejojnë blerje të menjëhershme, por të lejojnë të blesh vetëm një blerje prej 150 dollarësh në javë. Duke lidhur një llogari bankare mund të marrë 4 deri në 5 ditë për tregtim, por keni më shumë limite të blerjes më pas.
4. Tani jeni i gatshëm për të blerë. Shtypni butonin “Buy”(Blej) përsëri.
Këtë herë do të shihni një pamje, e cila ju tregon informacionet e llogarisë suaj. Në këtë pamje nëse blen bitcoin në vlerë prej 100 dollarësh në vlerën momentale të një bitcoini prej 2.780.51 dollarësh, do të marrësh 0,03692073 dollarë bitcoin. Është dhe një taksë prej 3,99 dollarësh. Tani vetëm shtypni dhe një herë butonin “Buy”.
5. Mund të blini gjithashtu edhe Ethereum
Mund të përdorni të njëjtin aplikacion për të blerë Ethereum, një tjetër monedhë digjitale. Njësoj si me Bitcoin-in, jeni i limituar në sasinë e blerë për një ditë.
6. Përgatituni për thirrje paralajmëruese për mashtrim
Banka mund të të thërrasë dhe të pyesë nëse keni tentuar të blini Bitcoin. Vetëm pohoni se keni bërë blerjet dhe mund të vazhdoni.
Burimi: Insajderi
No comments:
Post a Comment