BURSA PER STUDENTET shqiptar ne franc,gjermani,japoni,itali.etj

BURSA MASTER DHE PHD NGA QEVERIA TURKE PËR STUDENTËT NDËRKOMBËTAR

Niveli i studimit: Master dhe PhD
Programi i studimit: programet përfshijnë, por nuk kufizohen në, Shkencat Politike, Studime Ndërkombëtare, Juridik, Inxhinieri, Studime Islamike, Bujqësi, Ekonomi, Gazetari, Histori, Sociologji, Arkitekturë dhe Studime Gjuhësore. 
Afati për aplikim: 31 Mars 2013

Studimet fillojnë: Shtator 2013
Bursa e hapur për: studentët ndërkombëtar
Bursa merret për studim në: Universitetet turke të përzgjedhura nga programi qeveritar i bursave (për më shumë shihni linkun e programit)
Gjuha e studimeve: varësisht nga programi i zgjedhur (pa marrë parasysh programin e përzgjedhur, studentët duhet të marrin lëndën e gjuhës turke për një vit)
Çka mbulon bursa? Bursat mbulojnë shpenzimet për pagesat semestrale, shpenzimet mujore, sigurimin shëndetësor, vendin e banimit, trajnimin e gjuhës turke, biletë udhëtimi në/nga Turqia.
Kriteret për aplikim: Të mos kalohet kufiri i moshës 30 vjeçare për ata që regjistrohen në studime Master dhe jo më shumë se 35 për ata që dëshirojnë të regjistrohen për studime të Doktoraturës. Për më tepër, studentët që dëshirojnë të aplikojnë nuk duhet të kenë regjistruar tashmë programin për të cilin dëshirojnë të aplikojnë.
Mënyra e aplikimit: Aplikimi bëhet online ose përmes Ambasadës Turke.
Për më shumë rreth mënyrës së aplikimit dhe bursës në përgjithësi, klikoni këtu ose kontaktoni ISR Institute për ndihmë të mëtejshme rreth informatave apo aplikimit.
___________________________________________________________
Bursa per Studime ne Britani te Madhe 2013/2014CHEVENING SCHOLARSHIP PROGRAM

No comments:

Post a Comment